Lidhur me vrasjen e gjyqtares nga ish bashkëshorti ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë e cila  i shpreh ngushëllime familjes dhe kërkon dënimin maksimal ndaj autorit të ngjarjes.

Në njoftimin për mediat ministria e cilëson vrasjen një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare.

Ajo thekson se mbrojtja e saj ka qënë detyrim për autoritetet përgjegjëse dhe se përgjegjësit  duhet të mbajnë përgjegjësi për mosveprim
 
Deklarata Ministrisë 

Ministria e Drejtesise shpreh tronditjen e thelle nga lajmi I trishte i vrasjes se Gjyqtares se gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder. Ministri i Drejtesise z. Gazment Bardhi i shpreh ngushellimet e sinqerta familjes se gjyqtares se ndjeje, dhe kerkon me force denimin maksimal ndaj autorit te kesaj ngjarje te rende kriminale.
 
Vrasja e nje nene nga ish-bashkeshorti I saj, eshte kembane alarmi per sho‎qerine shqiptare. Mbrojtja e saj ka qene detyrim per autoritetet Pergjegjese, te cilat sot duhet te nxjerrin me urgjence pergjegjesite e tyre dhe mbajne pergjegjesine per mosveprim.
 
Humbja e nje gjyqtarje profesioniste, eshte humbje per sistemin e drejtesise‎. Shprehim edhe njehere ngushellimet tona per familjen dhe Zoti qofte me ta ne keto momente te veshtira. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com