'Më 1 korrik, maturantët që studiojnë jashtë marrin diplomën', Vrapi: Testi korrigjohet në mënyrë dixhitale

'Më 1 korrik, maturantët që studiojnë jashtë marrin diplomën', Vrapi: Testi korrigjohet në mënyrë dixhitale

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi ka sqaruar se të gjithë maturantët që duan të studiojnë jashtë më 1 korrik do të kenë në dorë diplomën e tyre dhe më pas do të vijohet me shpërndarjen e diplomave për maturantët e tjerë. Printimi i diplomave do të bëhet me dy faza, sqaroi Vrapi duke thënë se fillimisht do të procedohet me maturantët që duan të studiojnë jashtë dhe më pas me printimin e diplomave për maturantët e tjerë.

"Bëjmë me dije që brenda datës 30 qershor i gjithë procesi është i përfunduar. Më datë 1 korrik, maturantët të cilët do të studiojnë jashtë, do të kenë në dorë diplomën e Maturës Shtetërore”, tha Vrapi.

Drejtoresha e QSHA, Rezana Vrapi tha se korrigjimet e testeve të maturantëve do të jetë në mënyrë dixhitale me skaner pasi testi do të përmbajë 60 pyetje me alternativa dhe kjo do të shkurtojë kohën e korrigjimit, ndërsa ka siguruar maturantët se kjo mënyrë është shumë e saktë.

"Nxënësit pasi të kenë përfunduar përgjigjet në test, duhet që t’i hedhin në fletë-përgjigje. Më pas, kjo fletë-përgjigje do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe do të procedohet përmes skanerëve. Kjo do të shkurtojë kohën e korrigjimit, besueshmëria e korrigjimit është maksimale dhe sigurisht edhe dalja e rezultateve në kohën e duhur", shprehet Vrapi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen