Manchester United për herë të parë ka bërë publike pamjet e stadiumit të ri që do jetë larg "Old Trafford". Stadiumi që do ndërtohet në një vend të ri do ketë 100 mijë ulëse dhe do kushtojë 2 miliardë euro, duke e bërë një nga më të shtrenjtët dhe me kapacitet të shumtë për tifozët, çka do sillte shtimin e të ardhurave për klubin.
Sir Norman Foster është ai që ka hartuar projektin. Teksa zbuloi pamjet e para të planeve të tyre, Burnham foli gjithashtu edhe për ambiciet rreth ndërtimit të stadiumit të ri.
“Kjo do tw jetw vendndoshja më e rëndësishme në futboll. Kjo do të thotë se veriperëndimi i Anglisë ka infrastrukturën më të mirë në planet sa i përket botës së futbollit. Kjo do të krijonte një zhvillim në perëndim të Manchesterit të madh duke balancuar atë që ka krijuar Manchester City në lindje”, ka thënë Burnham.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Nëse më herët u fol se "Old Trafford" do shembej për këtë projekt, plani ndryshoi dhe Man. United do ketë një stadium të ri, me ikonikun "Teatri i Endrrave" që do përdoret nga ekipi i vajzave dhe Akademia.
Ende nuk ka një datë për fillimin e punimeve në stadiumin e ri, apo kohëzgjatjen e tyre.
Man United have revealed the first images of the potential Old Trafford regeneration project ????
— ESPN FC (@ESPNFC) September 24, 2024
ESPN reported last month that United are leaning towards building a new £2 billion, 100,000-capacity stadium rather than redeveloping Old Trafford, which an economic report found… pic.twitter.com/HfYCenzqRB
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)