KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 101 vota pro projektligjin që kthen Forcat e Sigurisë të Kosovës në ushtri.  

Pas miratimit të projektligjit të parë, është votuar pro projektligji që transformon Ministrinë e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Miratimi me 101 vota pro

Ky projektligj parashohin që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Ndërsa ministri i FSK-së, Rrustem Berisha u shpreh se hartimi dhe procedimi i këtyre projektligjeve, është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese.

Ndryshe nga mosmarrëveshjet e kohëve të fundit mes palëve politike, në këtë seancë të gjitha grupet parlamentare kanë votuar pro , me përjashtim të Listës serbe, e cila zgjodhi bojkotin.