Në zgjedhjet e 11 majit, të djathtët nuk do të përfaqësohen vetëm me alternativën e Partisë Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës.
Të vetëdijshëm se në 11 maj, synimi kryesor është përfaqësimi në parlament, “Djathtas 1912” prezantoi këtë të shtunë programin, duke premtuar në parlament njerëz pa hije korrupsioni mbi supe dhe pa pengje të së shkuarës komuniste.
“Nuk mund të jetë pazarxhi votash, nuk ka vend për mashtrues, hije korrupsioni e të shkuar të errët, e tundime të pushtetit, libër e hapur, histori e pastër e hije korrupsioni, çdo kush që ka kaluar derën e drejtësisë, nuk ka vend te ne”, tha Rezart Kthupi.
Bashkë-themeluesi i “Djathtas 1912” Rezart Kthupi mbështetje shprehu edhe për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion.
“Ne e kemi shprehur mbështetjen tonë edhe për SPAK”, tha ai.
Në fjalën e tij, Enkelejd Alibeaj tha se para shqiptarëve më 11 maj duhet të shkohet me një alternativë ekonomike që mendon për ta dhe jo ligje klienteliste të hartuara enkas për të lidhurit me qeverinë.
Alibeaj ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me Sali Berishën, duke thënë se PD-ja është kthyer në një parti mburojë e halleve personale të ish kryeministrit.
“Djathas 1912” pritet që në 11 maj të jetë në koalicion me partitë e tjera opozitare si LZHK e Dashamir Shehit që refuzojnë bashkëpunimin me Sali Berishën.
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
46.7%
-
Jo
42.1%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘A do votosh ndonjëherë kundra partisë’/ Kandidati i PS-së për Tiranën, Malaj për Report Tv: Nuk e kam çuar nëpërmend
17 Mars, 18:00
-
Pjesë e 'skuadrës' së Laert Haxhisë, GJKKO lë në burg të ekstraduarin Kristi Bixheku! Atentat me eksploziv dhe ndihmë për vrasje
17 Mars, 17:46
-
‘Në PD nuk u bënë primare’, Çollaku në Report Tv: Ishin votë brenda partisë, duhej debat politik! Nëse marrim më pak se 18 mandate në Tiranë, do ishte dështim
17 Mars, 17:46
-
Rama në Fier me kandidatët e PS-së ironizon primaret e PD-së: Si papare! Lista e kënetës me qorra e shurdha, Berisha po planifikon të thotë se zgjedhjet u vodhën
17 Mars, 17:35
-
‘Thani kënetën me votë’/ Rama shpërndan videon e bufit duke ironizuar Berishën për protetstën e TikTok: Mbroni fëmijët
17 Mars, 17:12
-
‘I shërben Berishës’, Lapaj i përgjigjet Dash Sulës: Nuk merrem me ferrat nëpër këmbë! Emri i babait? Na sulmojmë pse garojmë në listë të hapur
17 Mars, 15:42
-
Fshehu pasurinë, GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj
17 Mars, 15:14
-
FOTO-LAJM/ Aleatët 'madhështorë' të Berishës, Selami Jenishehri 'majë' biçikletës dhe me qese në kokë për t'u mbrojtur nga shiu, Kujtim Gjuzi në transport publik e kapele 'republike'
17 Mars, 14:43
-
Berisha e la në listat e hapura, Tabaku thirrje që të votohet dhe për të: Zgjidhje ndryshimi i sistemit, votoni PD dhe mua! Familjet shqiptare po vuajnë kostot ekonomike
17 Mars, 13:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Koalicioni i Berishës i pari në fletën e votimit, PS e Ramës e pesta, PSD e fundit! Hidhet shorti, ja si renditen subjektet e tjera
17 Mars, 13:21
-
12 kandidatë të PD me dosje në SPAK, disa protestuan sot poshtë zyrës së Dumanit
17 Mars, 11:48
-
Afera Partizani/ Berisha në SPAK me kandidatët për deputetë dhe vijon sulmet: Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe SKAP-i i partisë është krim
17 Mars, 10:06
Edhe pa Bashen, se do humbni
PërgjigjuHahahah me demek do fitoni ju. Po kur u bere minister i drejtesie nga Argita ishin te mir edhe ishe klientelist. Pse kur bien raportet politike askush ska me potence. Dmth ju ishit nen hijen e Saliut. Menduat se do ikte per shqope edhe tani kujtoni se do beheni prap per parlament... hahahahha nje enderr e keqe qe nuk zgjat. Kur doli ben blushi nga politika jo ju qe skeni qen ndonjeher... un nuk votoj kurre.