Policia bënë me dije se ka nisur hetimet dhe për dyshimin e pastrimit të parave ndërsa sasia prej 125 mijë euro është sekuestruar deri në përfundim të hetimeve.
Kjo masë ndaj shtetasve M.K, I.K, A.H dhe R.K është marrë pasi gjatë kontrollit doganor në cantat e tyre dhe në disa vendet të përshtatura janë gjetur paratë.
Disa nga të proceduarit rezultojnë se janë tregtarë dhe paratë i përdornin për shkëmbime tregtare në Turqi, ndërsa krimi ekonomik ka dyshime se një pjesë e parave është pjesë e grupeve kriminale të cilat i pastrojnë jashtë vendit.
Shumat e sekuestruara janë 55.600 euro, 50.000 euro. 10.100 dollarë dhe 585 euro, 9500 euro ndërsa për këtë rast janë njoftuar dhe zyra e tatim taksave në vend për të kontrolluar mbi deklaratat e të proceduarve nëse kanë apo jo aktivitete biznesi.
dy.b/shqiptarja.com
