TIRANË- Mesditën e së enjtes u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Shpëtim Gjikës, Kryebashkiakut të Vlorës, i cili akuzohet për fallsifikim dokumentash dhe për të cilin prokuroria ka kërkuar katër vite burgim.
Gjatë seancës së zhvilluar sot, avokati mbrojtës i Gjikës ka kërkuar pafajësi për klientin e tij, ndërsa ka radhitur dhe argumentat se përse Gjika duhet të shpallet i pafajshëm.
Kryebashkiaku Gjika deklaroi se nga trupa gjyqësore do drejtësi dhe për këtë ai kërkoi të shpallej i pafajshëm. "Unë dua drejtësi dhe drejtësi do të thotë të shpallem i pafajshëm", theksoi Gjika. "Prej një viti jam nën akuzë. Jam munduar të jem korrekt me autoritetet. Kërkoj drejtësi dhe nëpërmjet saj kërkoj pafajësi", nënvizoi Gjika.
Në seancën e kaluar Prokuroria kërkoi dënimin me 4 vite burg, si dhe largimin për tre vjet nga funksionet publike për kryetarin e Bashkisë së qytetit bregdetar, Shpëtim Gjika. Qytetari i parë i Vlorës, akuzohet se në bashkëpunim me vartësen e tij Eleni Dardhaj, ka falsifikuar dy procesverbale të Këshillit të Rregullimit të Territorit, mbi bazën e të cilave u ka dhënë leje subjekteve ndërtuese për të ndërtuar dy pallate disakatëshe. Gjykata e Tiranës shtyu për në 17 nëntor vendimin për kreun e Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika. Vendimi i trupës gjykuese erdhi për shkak se njëri nga avokatët e të pandehurve nuk kishte përgatitur mbrojtjen./ATSh/
/Shqiptarja.com