Me 188 kg marijuanë në furgon, pamje nga aksioni për kapjen e dy shqiptarëve në Itali

Me 188 kg marijuanë në furgon, pamje nga aksioni për kapjen e dy shqiptarëve në Itali

Droga e kapur në Itali

ITALI- Dy shtetas shqiptarë ranë në prangat e Policisë së Raguzës pasi po transportonin 188 kilogram marijuanë me një furgon.

Automjeti u pa duke hyrë në portën e një shtëpie private dhe pas rreth gjysmë ore u largua. Pas sjelleve të dyshimta policia vendosi ta ndiqte mjetin për të kryer më pas kontrollet e nevojshme.

Gjatë ndalimit shoferi i automjetit  C.J, 26 vjeç, ka treguar shenja nervozizmi duke mos ditur të shpegojë llojin e ngarkesës që kishte në mjet.

Në momentin e kontrollit të furgonit, efektivër arritën të perceptonin një erë të fortë të marihuanës edhe pse furgoni ishte bosh. Një e dhënë e cila i çoi në përfundimin se furgoni ishte shkarkuar në shtëpinë ku edhe kishte hyrë.

Pas kontrollit në shtëpinë e 28-vjeçarit shqiptar, u gjetën 45 qese plastike që përmbanin marihuanë me peshë 188 kg.

Përveç drogës në furgon u gjetën edhe 3 mijë euro, të cilat u konfiskuan.

Nëse do të kishte përfunduar në treg, sasia e drogës do të arrinte vlerën e rreth një milion e gjysmë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!