Ju sekuestruan 207 kg kanabis në Portin e Durrësit në autobusin që Jetmir Muçaliaj drejtonte si shofer me itinerar Durrës-Itali, dënohet me 5 vite e 4 muaj burg nga Krimet e Rënda.
Një vit nga operacioni, ku mbrëmjen e 14 qershorit 2017 në Portin e Durrësit policia zbuloi drogën e paketuar në dyshemenë e autobusit, procesi gjykimit ka përfunduar te Krimet e Rënda vetëm me dënimin e shoferit të autobusit.
Edhe pse në atë kohë në kërkim u shpall dhe pronari i mjetit, Prokuroria dërgoi për gjykim vetëm 43-vjeçarin Muçaliaj, duke kërkuar për të 8 vite burg.
Komento