Me 30 kilogramë heroinë është kapur narkotrafikanti shqiptar në banesën e tij në qendër të kryeqytetit.
Në kuadër të një operacioni anti-drogë, policia greke mesditën e djeshme ka gjetur në banesën e 28-vjeçarit shqiptar 63 pako me heroinë gati për shitje.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, ai është i njohur për trafikimin e sasive të mëdha të heroinë në zonë.
I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Publike të Athinës.
Komento