Me 4 kode në Sky ECC! ONM i kërkon komisionerit të apelojë vendimin që konfirmon në detyrë ish kryeprokurorin e Vlorës! SPAK e arrestoi se ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris dhe Suel Çelës

Me 4 kode në Sky ECC! ONM i kërkon komisionerit të apelojë vendimin që konfirmon në detyrë ish kryeprokurorin e Vlorës! SPAK e arrestoi se ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris dhe Suel Çelës

Aurel Zarka

Tirane- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandon Komisionerit Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmon në detyre prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i cili u arrestua më 29 korrik 2024.

Zarka është në hetim nga SPAK pasi akuzohet se ka ndërhyrë në 8 dosje, 4 prej tyre për Toyota Yaris si dhe në hetimin pasuror të Suel Çelës. Zbërthimi i komunikimeve ne SKY ECC dhe Enchro chat, zbuloi se Zarka kishte 4 kode me të cilat komunikonte në këtë platformë.

E pikërisht një ditë pasi u zbardh vendimi i KPK-së (7 tetor 2024)  që konfirmonte në detyrë kryeprokurorin e Vlorës, ONM firmosi rekomandimin (8 tetor) drejtuar komisionerit public ku kërkon që të apelohet vendimi në KPA dhe Zarka të shkarkohet.

Një vendim I tillë u mor nga ONM pasi Komisioneri Publik kërkoi nga SPAK dhe GJKKO t’i vihej në dispozicion dosja e Zarkës.

“Vëzhguesit Ndërkombëtarë thonë se apelimi do t’i mundësonte Kolegjit të Posaçëm të Apelit të  kryente një hetim të plotë të çështjes, vlerësimin e pasurisë së subjektit, si dhe vlerësimin e figurës dhe aftësive të tij, i cili do të siguronte që ai vërtet ka besimin e publikut, rikthimi i të cilit është synim kryesor i procesit të vetingut dhe institucioneve që e zbatojnë atë”, thuhet në rekomandim.

Madje fton dhe Komisionerin Publik të lexojnë dhe shqyrtojnë dokumentet e marra nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme në ambientet e ONM-së.

Gjithashtu ONM mësoi se Kryeprokurori nuk ka bërë apelim të vendimit të GJKKO-së që në fund të korrikut e la në ‘arrest me burg’

Sipas SPAK, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

 “Personat nën hetim Alfred Vladi, Radovan Çela, Eriona Dautaj dhe Aurel Zarka, në bashkëpunim dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe kanë pranuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të funksionarëve të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre.

KPK e konfirmoi ne detyre
Aurel Zarka ishte konfirmuar në detyrë nga KPK  më 28 qershor 2024, një muaj para arrestimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit verifikoi Aurel Zarkën në tre kritere, atë të pasurisë. kontrolli i figurës, vlerësimi i aftësive profesionale.

 Ndër pasuritë që iu verifikuan burimi i të ardhurave ish kryeprokurorit të Vlorës ishin dhe
Një Apartament  banimi 110.4 m² + me 2 garazhe me 20 m2 secili blerë në shumën 84,000 euro në 2015
Apartament në qytetin e Vlorës blerë në 2013 , në shumën 27,000 euro.
Bashkëshorjta  Dyqan me sip. 63 m2 blerë 100 mijë euro. Gjithashtu u verifikuan dhe disa llogari bankare të Zarkës.

Në përfundim të hetimit, Komisioni vlerësoi se subjekti i rivlerësimit Aurel Zarka ka arritur një nivel të besueshëm në kontrollin e figurës, sipas parashikimit të shkronjës “b” të nenit 59/1 të ligjit nr. 84/2016, thuhet në vendimin e KPK-së që shqiptarja.com e disponon.

Gjithashtu sipas hetimit të KPK Zarka kishte arritur nivel të besueshëm në kontrollin e figurës; c. ka arritur nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesional

Kërkesa e ONM drejtuar komisionerit publik që kërkon ankimimin në KPA të vendimit që konfirmon në detyrë prokurorin Aurel Zarka

 

Vendimi i KPK që konfirmon në detyrë prokurorin Aurel Zarka

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut