Një i ri ka rënë në prangat e Policisë së Himarës, pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri. Policia ka arrestuar shtetasin Rei Vrapi, 21 vjeç, i cili ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në një mjet tip ‘BMW X5’, së bashku me tre persona të tjerë.
Gjatë kontrollit fizik, të riut i është gjetur një armë zjarri e markës TT me një kreher dhe 7 fishekë. 21-vjeçari është arrestuar, ndërsa janë shoqëruar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të në makinë.
Arma që mbante me vete i riu
Policia arreston në flagrancë një 21 vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Shërbimet e Policisë në Dhërmi kanë marrë informacion se një i ri po lëvizte me armë zjarri me vete, si pasagjer në një automjet BMV X5.
Policia menjëherë ka organizuar punën, ku rreth orës 23.00, në fshatin Dhërmi, bashkia Himarë, në lagjen "Gjilek", është konstatuar mjeti që dyshohej se lëvizte personi që kishte armë me vete.
Gjatë kontrollit fizik të bërë shtetasit Rei Vrapi, 21 vjeç, banues në Vlorë, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë materiale një armë zjarri e markës TT me një kreher me 7 fishekë.
Ky shtetas ishte duke udhëtuar si pasagjer në automjetin e markës BMË X5 me pronar shtetasin R.S., 22 vjeç, banues në Vlorë. Në automjet udhëtonin edhe 3 persona të tjerë, të cilët së bashku me automjetin janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme hetimore.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rei Vrapi, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municoinit", ndërsa personat e tjerë janë lënë të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
po cne ky i forti vlores apo kush mban pistolet quhet i fort
PërgjigjuFutini nje 5 vjetsh te mire ketij by..irit.Se behet me i mire kur del nga burgu
Përgjigju