Me bagazhin e makinës mbushur marijuanë, pranga shqiptarit në Maqedoninë e Veriut! Sekuestrohet 32 kg drogë

Me bagazhin e makinës mbushur marijuanë, pranga shqiptarit në Maqedoninë e Veriut! Sekuestrohet 32 kg drogë

Droga e sekuestruar

Policia e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 32 kg marijuanë e cila po transportohej nga Shqipëria në drejtim të shtetit fqinj. Drogë me vlerë 120 mijë euro u sekuestrua në hyrje të Gostivarit dhe ishte e fshehur brenda 3 çantave në bagazhin e një makine.

Policia e Maqedonisë së Veriut thotë se ka ndaluar dy automjete të pasagjerëve “Mercedes” me targa të regjistrimit të Shkupit. I pari, në të cilin kanë qenë K.L. (35) nga Shkupi, me vendqëndrim në Matkë të Epërme, V.B. (46) nga Shkupi, me vendqëndrim në Matkë të Epërme, V.B. (46) nga Shkupi, me vendqëndrim në Matkë të Epërme dhe shtetasi shqiptar G.XH. (42) si pararojë. Në automjetin e dytë, të cilin e ka drejtuar M.A. (44), ka qenë droga e transportuar.

Policia bën të ditur se i ka bërë shenjë të ndalojë, por makina nuk është ndalur dhe ka tentuar që të arratiset, por shumë shpejt është ndaluar dhe na bagazh janë gjetur tri çanta me rreth 32 kilogramë marihuanë.

Sipas autoriteteve maqedonase grupi kriminal ka qenë i organizuar nga shtatori i vitit 2023 nga shtetasi shqiptar, i cili ka qenë i kërkuar me urdhërarrest në Republikën e Shqipërisë dhe në shtete tjera të Bashkimit Evropian, po ashtu për tregti të palejuar me drogë.

Në periudhën nga shtatori deri më tani ai ka organizuar transport të drogës nga Shqipëria në shtetin e Maqedonisë së Veriut, me qëllim shitjen e saj në Shkup.

Policia ka arrestuar 5 personat dhe ka kryer  gjatë ditës edhe bastisje në pesë lokacione në Shkup, gjatë të cilave janë gjetur marihuanë dhe dëshmi tjera materiale për përfshirje në kryerjen e veprave penale.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e presidentit të Maqedonisë së Veriut

Zgjedhja e presidentit të Maqedonisë së Veriut "në duar" edhe të shqiptarëve