DURRËS- Me barkun e rrumbullakosur dhe me një veshje përtej kostumit të politikanes, ministrja e Shtetit Elisa Spiropali ka uruar shqiptarët me anë të një video mesazhi. Fokusi i këtij urimi padyshim ka qenë tërmeti i 26 nëntorit që mori 51 jetë njerëzish dhe la dhjetëra familje në qiell të hapur. Në urimin e saj që zgjat rreth 1 minuta, Spiropali shprehet se 2020 do të jetë viti i rindërtimin dhe se ajo tragjedi na tregoi se shpirti njerëzor mund të ngrihet mbi rrënojat.
“Në këtë vigjilje të Vitit të Ri, dua t’ju uroj nga zemra shëndet, mbarësi dhe çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja.
Ky vit ishte një vit i vështirë, tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë njerëzish duke na dërrmuar shpirtërisht …dhe kjo është koha për t’u ngritur të gjithë bashkë. Ky solidaritet i jashtëzakonshëm i treguar nga shqiptarët kudo, në çdo anë, këtu dhe jashtë kufijve, por edhe puna e jashtëzakonshme e heronjve tanë, Forcave të Armatosura, policëve, mjekëve, zjarrfikësve, shqiptarë dhe të vendeve mike, na tregoi se shpirti njerëzor mund të ngrihet mbi rrënojat dhe 2020-ta mund të jetë viti i rindërtimit.
Çdo krizë është edhe një mundësi! Dhe është kjo ajo që na motivon dhe na bën të ecim përpara të gjithë bashkë. Më shumë dashuri për njeri-tjetrin, më shumë mirëkuptim, më shumë tolerancë, më shumë mbarësi. Nga zemra për Ju dhe familjet Tuaja uroj që të keni të gjithë të mirat dhe gjithçka keni dashur në 2020-ën. Bashkë si shoqëri ne do të gjejmë rrugën për t’u ringritur më të fortë dhe më të mirë. Gëzuar!”-, uron Spiropali.
Më herët, edhe kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët me anë të një video mesazhi, teksa ka bërë njëherazi edhe bilancin për vitin që lamë pas, ku kryefjalë ishte tërmeti tragjik.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.9%
-
Pak
12.6%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 685
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
17 Mars, 07:05
-
'Uroj të na nxjerrësh ligje të ëmbla!' Baba Mondi surprizon Spiropalin për ditëlindje
15 Mars, 21:40
-
Përballja mes kandidateve të PS-së dhe PD-së në Tiranë/ Rama i beson 8 grave në listën e mbyllur, Berisha fut në ‘patronazh’ Vokshin dhe Topallin, dy të tjerat ja jep aleatëve
12 Mars, 23:25
-
Integrimi/ Nesër në Tiranë Komisionerja e BE-së, Marta Kos! Takon Ramën, opozitën e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë
12 Mars, 09:50
-
Komisionerja e BE për Zgjerimin do të vijë në Tiranë më 13 mars, zbulohet agjenda
7 Mars, 19:04
-
Spiropali në Varshavë: Vlerësojmë mbështetjen e Polonisë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE! Hołownia: Ne kemi nevojë për ju në Union
5 Mars, 12:11
-
100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, Spiropali në Itali: Ishte një demokrat autentik dhe besonte se Shqipëria mund të qeverisej në mënyrë demokratike e liberale
3 Mars, 15:34
-
581-vjetori, Spiropali: Mësimet e Besëlidhjes së Lezhës, aktuale edhe sot
2 Mars, 16:41
-
Politika uron Ramazanin, Begaj: Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t'u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë! Veliaj: Agjërim të mbarë
1 Mars, 08:07
-
Negociatat përplasin PS-PD, Tabaku: Jemi pro integrimit, por s'ka transparencë! Spiropali: S’ka plan B përveç integrimit në BE! Hasani: S’jam këtu për fushatë
28 Shkurt, 10:01
-
Dy salla në Kuvend marrin emrin ‘Bashkim Fino’ dhe ‘Gerti Bogdani’! Spiropali: Ishin politikanë modelë që dhuruan shumë për Shqipërinë
27 Shkurt, 10:54
-
Spiropali, pret komisionin turk për harmonizimin me BE-në: Shqipëria hapa të shpejtë drejt rrugës së anëtarësimit, vijojmë bashkëpunimin
26 Shkurt, 13:01
Je e pa besueshme mos louaj me durrsaket
Përgjigju