‘Më del në ëndërr më thotë ta kërkoj’, nëna kërkon ndihmë në ‘Pa Gjurmë': Ka 26 vite që s'i dëgjojë zërin

Ka 26 vite i humbur, por i del në ëndërr, djali i thotë që ta kërkojë,nëna i drejtohet emisionit ‘Pa gjurmë’. I rritur në një familje ku i ati ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj tij, me ndjenjën e urrejtjes për babain, Edmond Zogu vendosi që një ditë të nxehtë, datën e 26 korrikut të vitit 1994 të largohej nga Tirana për në Greqi. Kjo histori rrëfehet nga nëna e tij Dave Vukaj, e cila me lot në sy kujton ditët e ferrit në familjen e saj ku dhuna nga i shoqi ishte ç’njerëzore, dhunë për të cilën pas largimit të djalit, çifti përfundoi në divorc. Nëna vazhdon ta kërkojë, ndërsa për të atin i biri ka vdekur.

‘U nis në këmbë i vetëm. Atë kohë jetonim në Tiranë, tek zona ’Vasil Shanto’. ‘Ose do iki ose do vras babain dhe do futem në burg’, më tha. Ishte hera e tretë që ikte. Nuk do të harroj kurrë më tha. Ma la me amanet, mos qaj, se lotët e tua nuk më lënë të kaloj kufirin. Ai dhunohej në mënyrë shtazarake nga babai, prandaj iku. Unë u ndava me bashkëshortin. Më 26 korrik iku, ndërsa diku nga shtatori, tetori bëri telefonatën e fundit duke më thënë se babai i kishte prishur gjakun. Ai kërkoi që të nesërmen të fliste me motrën në telefon. Pritëm deri në orën 12 të natës dhe që nga ajo ditë nuk mori më. Në telefonatën e fundit më tha se ndodhej në fshatin Larisa të Greqisë dhe se trajtohej mirë nga pronari grek, pasi punonte me djalin e tij. Më tha se, një shok e kishte marr në telefon dhe se do shkonte në Athinë. Iu luta të mos ikte atje. Por ishte i pakënaqur nga pagesa në Larisa, ndaj më tha se donte të ikte në Athinë. E kam kërkuar në Interpol, tek Kryqi i Kuq por askush nuk ma ka hap derën’, rrëfen nëna.

Kanë kaluar 26 vite që kur Edmond Zogu asokohe një 17-vjeçar nuk është bërë më i gjallë. Ai nuk e di se prindërit e tij tashmë janë të divorcuar, disa muaj pasi ai u zhduk, duke dashur t’i shpëtojë përgjithnjë torturave ç’njerëzore nga i ati. Kjo ishte hera e tretë për të riun nga Tirana që kalonte kufirin grek.

‘Kur më ka ikur djali më iku truri. Ai donte vetëm Tiranën, por donte të ikte vetëm nga i ati. Ish-bashkëshorti e konsideron djalin të vdekur. Unë nuk dyshoj asgjë tek djali, mendoj se nuk ka reaguar për shkak të situatës në familjen tonë. Djali im jeton, jam e sigurt. Ai nuk kthehet vetëm nga i ati. Thonë se është vrarë nga disa pukjanë për shkak të një gjakmarrje. Këto fjalë i përhap i ati’, rrëfen nëna

Zemra e nënës e ndjen se i biri është gjallë. Dave Vukaj nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’, u drejtohet më një mesazh të gjithë shqiptarëve.

U bëj thirrje gjithë shqiptarëve të njoftojnë. Sido të jetë gjallë apo vdekur. Të lutem shumë mos e harro mamin. Nëse Edmonsi më ndjek, se fytyrën time ai nuk e njeh, pasi kam ndryshuar shimë. Nuk kërkoj djalin për lekë, nëse nuk mundet e ndihmoj unë. Ta shoh e ta lë mbrapa. Mos të iki me kokën pas’ u shpreh nëna.

Edmondi ishte djali i vetëm i familjes Zogu, ndërsa ka edhe 2 motra të tjera, që gjithashtu kërkojnë vëllanë, ndërsa jetojnë në Itali.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korrupsioni në vend, Rama për VOA-n: Nuk është aq i madh sa të meritojë tamtamet e përnatshme! Thuhen shumë të pavërteta që duken atraktive

Korrupsioni në vend, Rama për VOA-n: Nuk është aq i madh sa të meritojë tamtamet e përnatshme! Thuhen shumë të pavërteta që duken atraktive