'Më dërgoi Zoti', Këngëtari grek futet me makinë në parkingun e Gjykatës së Apelit, fshihte drogë dhe 1.5 milionë euro

'Më dërgoi Zoti', Këngëtari grek futet me makinë në parkingun e Gjykatës së Apelit, fshihte drogë dhe 1.5 milionë euro

Vassilis Gorgolitsa dhe sasia e drogës së sekuestruar

Një 34-vjeçar i identifikuar si Vassilis Gorgolitsa, i njohur si këngëtar dhe tekstshkrues në Greqi është arrestuar nga policia greke pasi u fut në parkingun e gjykatës së Apelit me makinën plot me 1.200.000 euro. Ndërsa 300.000 euro të tjera iu gjetën në shtëpi.

Sipas mediave greke, ai ishte dukshëm nën ndikimin e drogës. Në makinë u gjetën edhe një sasi kokaine rreth 200 gramë, rreth gjysmë kilogram kanabis të përpunuar, pilula XTC dhe MDMA. I pandehuri duke drejtuar një makinë ka hyrë në parkingun e mbyllur të Gjykatës së Apelit të Athinës dhe ka dalë vullnetarisht para rojes së policisë për t'u dorëzuar.

34-vjeçari nuk ka dhënë shpjegime të qarta, por me gjysmë fjalësh mësohet të ketë thënë: “Më ka dërguar Zoti. Kam bërë shumë gjëra dhe kam ardhur të dorëzohem.” Megjithatë policia i ka përqendruar hetimet tek origjina e parave, të cilat i mbante në një çantë udhëtimi dhe e kishte fshehur në shtëpinë e tij në Ilioupoli. Gjithashtu është mister nëse 34-vjeçari është anëtar i një rrjeti droge.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Ditmir Bushati: Pesë mësime nga Italia

Ditmir Bushati: Pesë mësime nga Italia