Plotësohet kuota, mbyllet Kapshtica, mbi 100 emigrantë të bllokuar në tokë neutrale! Dhjetëra kthehen pas, s'kishin tamponë dhe probleme me dokumentet (VIDEO)

Në pikën kufitare të Kapshticës është plotësuar kuota prej 300 vetash dhe trau është ulur për të mos kaluar më persona. Mbi 100 emigrantë kanë mbetur të bllokuar në tokë neutrale, të cilët me shumë mundësi do të kalojnë natën aty dhe do të jenë të parë ditën e nesërme që do të kalojnë sapo dogana greke të hapet në orën 06:00 të mëngjesit. Ditën e sotme pika kufitare mbeti e  hapur vetëm 4 orë e 30 minuta, ku kaluan vetëm 300 emigrantë, një pjesë e të cilëve kishin mbeture të bllokuar nga dje.

Në tokën shqiptare nuk ka radhë emigrantësh, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë kthyer pasi nuk kishin tamponin. Ata shprehen se nuk e dinin se duhej tamponi dhe janë kthyer pas nga pala shqiptare. 

"Nuk kisha tampon. Ne nuk e dinim që duhet të bënim tamponin, do kthehemi mbrapsht. Në Greqi janë me leje të përhershme, informacion nuk kishim, na tha taksisti që kalon pa problme, por na kthyen pas", tha emigranti.

Shumë të tjerë u kthyen pasi lejen e udhëtimit të tyre e kanë fotokopje dhe jo me bar kod nga agjencitë. 

kapshtice.jpg" style="height:439px; width:780px" />

Emigrantët sot në Kapshticë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:34
'Se dinim që duhej tamponi', emigranti në Kapshticë: Taksisti më tha kalon pa problem në kufi (VIDEO)

Janë të shumtë qytetarët në kufi që janë kthyer pas pasi nuk kanë pasur tamponin me vete, kusht për të udhëtuar. Edhe pse njoftimet nga policia shqiptare dhe mediat kanë qenë të shumta se duhet një tampon për të hyrë në Greqi, duket se ka ende persona që nuk e dinë këtë.

Një emigrant shprehet se është kthyer pasi nuk kishte tampon dhe nuk e dinte që duhej. Ai ishte rezident në Greqi, por që do kthehej sërish të bënte tamponin dhe më pas të shkonte në pikën kufitare të Kapshticës.

 "Nuk kisha tampon. Ne nuk e dinim që duhet të bënim tamponin, do kthehemi mbrapsht. Në Greqi janë me leje të përhershme, informacion nuk kishim, na tha taksisti që kalon pa problme, por na kthyen pas. Ta dija nuk kisha ardhur fare. Dje erdha u ktheva se ishte mbyllur kufiri dhe ulur trau, erdha sot më kthyen", tha emigranti.

Edhe një tjetër emigrant, punëtor sezonal në Greqi, tha se nuk kishte dijeni që duhej tamponi dhe për këtë do kthehej ta bënte dhe të nisej sërish drejt Greqisë.

"Nuk kam tamponë, nuk e dija që duhet të bëja tamponin. Do të kthehem në Korçë të bëj tamponin dhe të nisem sërish pastaj. Na ka kthyer pala shqiptarë që na pyeti për tamponët dhe u kthyem. Është një situatë mjaft e vështirë, koston e përballojmë me borxhe,. jam punonjës sezonal", tha një tjetër emigrantë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 11/09/2020 13:52

    Unë për veti isha miu i vogël,u përmallova për dajt dhe shkova pa kurfar dokumenti,hyra në oborr maqoku tha koha e drekës koloj,biri skejve mos tshohin tjerët,ashtu veprova,por më pa bija e dajës,mtha rri i qet se pot shef maqoku,në mramje erdh daja nka puna,po i vet a ka diçka tre,e bija tuj e kthy darkën e kemi nji musafir,daja zanin po ta ndegjoj tpaskan pa të gjith,mir se ke ardh o musafir,eja ham dark bashkë,për çudi daja i madh,unë i vogël,nuk u gërdit prej meje!

    Përgjigju
  • Turi: 11/09/2020 09:41

    Turku u bie ne koke ketyre kur**** grekeve se ne skemi shtet

    Përgjigju
    • Taku: 11/09/2020 12:34

      O Turi.Jemi në planetin Tokë dhe kokretisht në një shtet që quhet Shqipëri.Njerëzimi ka shpikur radio,tv,internet...nga ku mund të informohesh.Shekuj më parë përdorej sistemi "dëgjova diçka që tha dikush".Sot shtetet në këtë planet qeverisen me ligje dhe gjithë bota ka vënë kufizime në lëvizjen e njerëzve duke u humbur dhe shumë para për shkak të covid...Dmth çfarë të bëjë qeveria kur ti nuk informohesh?

    • Santa Quaranta: 11/09/2020 10:58

      Po ça ka faj shteti kur robi merr informacion nga taksisti?!! Shkurt jemi njerez te çuditshem!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë