'Se dinim që duhej tamponi', emigranti në Kapshticë: Taksisti më tha kalon pa problem në kufi (VIDEO)

Janë të shumtë qytetarët në kufi që janë kthyer pas pasi nuk kanë pasur tamponin me vete, kusht për të udhëtuar. Edhe pse njoftimet nga policia shqiptare dhe mediat kanë qenë të shumta se duhet një tampon për të hyrë në Greqi, duket se ka ende persona që nuk e dinë këtë.

Një emigrant shprehet se është kthyer pasi nuk kishte tampon dhe nuk e dinte që duhej. Ai ishte rezident në Greqi, por që do kthehej sërish të bënte tamponin dhe më pas të shkonte në pikën kufitare të Kapshticës.

 "Nuk kisha tampon. Ne nuk e dinim që duhet të bënim tamponin, do kthehemi mbrapsht. Në Greqi janë me leje të përhershme, informacion nuk kishim, na tha taksisti që kalon pa problme, por na kthyen pas. Ta dija nuk kisha ardhur fare. Dje erdha u ktheva se ishte mbyllur kufiri dhe ulur trau, erdha sot më kthyen", tha emigranti.

Edhe një tjetër emigrant, punëtor sezonal në Greqi, tha se nuk kishte dijeni që duhej tamponi dhe për këtë do kthehej ta bënte dhe të nisej sërish drejt Greqisë.

"Nuk kam tamponë, nuk e dija që duhet të bëja tamponin. Do të kthehem në Korçë të bëj tamponin dhe të nisem sërish pastaj. Na ka kthyer pala shqiptarë që na pyeti për tamponët dhe u kthyem. Është një situatë mjaft e vështirë, koston e përballojmë me borxhe,. jam punonjës sezonal", tha një tjetër emigrantë.


Lajmi kryesor:

Plotësohet kuota, mbyllet Kapshtica, mbi 100 emigrantë të bllokuar në tokë neutrale! Dhjetëra kthehen pas, s'kishin tamponë dhe probleme me dokumentet (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?