Dhoma e gjumit nuk përfshin vetëm gjumin, por edhe pjesën tuaj të intimitetit. Dhe mënyra se si ju zgjidhni ta kaloni atë tregon shumë për ju. Një kompani amerikane ka bërë një studim në lidhje me mënyrën se si i mbajnë dritat shumica e çifteve.
Kompania e studimit “Adam & Eve”, pasi pyeti rreth 1000 të rinj (mbi moshën 18 vjeç), se si preferonin të bënin seks gjatë natës, rezultoi se gati gjysma (48 për qind) e të pyeturve thanë se preferonin variante të ndryshme ndriçimi në dhomën e gjumit. 10 për qind preferojnë t’i mbajnë dritat ndezur, ndërkohë që 41 për qind preferojnë t’i fikin.
Pasi kompania e shpërndau edhe në Facebook diskutimin, rezultoi pothuaj e njëjta shpërndarje: 40 për qind për variante të ndryshme (herë me dritë, herë pa të, herë me pak dritë), 40 për qind preferojnë t’i fikin dritat dhe 20 për qind preferojnë t’i mbajnë ndezur.
Dr. Kat Van Kirk një eksperte seksi u shpreh se gjëja më e mirë është që ta shijosh trupin e partnerit në dritë, por shumica preferojnë të kundërtën. Kjo pasi mendojnë se partneri nuk do t’i pëlqejë. Dhe për ta luftuar këtë ndjenjë që është gjithmonë e pranishme, sugjerohet një ndriçim i ulur për të ndryshuar gjendjen, pra jo në errësirë të plotë.