ITALI- Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia italiane pasi gjatë kontrolli në makinën e tyre është gjetur drogë dhe para.
Bëhet fjalë për Aleksandër Zhava dhe Lisa Zille, të cilët në momentin kur policia i kërkoi të ndalonin ata u shprehën të frikësuar.
Dyshimet e policisë ishin të sakta, në makinën dhe në banesën e shqiptarëve në Porcia u gjet kokainë, marijuanë, ekstazi dhe një sasi e konsiderueshme parash.
Zhava, 29 vjeç dhe Zille 24 vjeç, pritet të dalin para trupës gjykuese për masën e dënimit ndaj tyre. Në një prononcim për mediat, avokati i tyre mbrojtës u shpreh se droga që iu gjet shqiptarëve ishte brenda limiteve të konsumit personal.