'Më duhen para për ushqime për të prekurit nga tërmeti', arrestohet 49-vjeçari pasi mashtroi qytetarin në Durrës (EMRI)

'Më duhen para për ushqime për të prekurit nga tërmeti', arrestohet 49-vjeçari pasi mashtroi qytetarin në Durrës (EMRI)

DURRES- Arben Musliaj 49-vjeç është vënë në prangat e policisë pasi ka shfrytëzuar situatën e krijuar pas tërmetit për të siguruar para përmes mashtrimit. Në lagjen 14, në ambientet e tregut të fruta-perimeve në Shkozet i ka marrë me anë të mashtimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj), N.F. banues në Durrës, duke i thënë se i duhen për ndihma ushqimore për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Gjatë ndalimit atij iu sekuestrua edhe shuma e parave.

"Policia e Durrësit  vijon punën për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mashtrimit dhe abuzimit  duke përfituar nga situata e krijuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor. Bie në prangat e Policisë një 49- vjeçar, nga Tirana për mashtrim me qëllim përfitimin e një shume lekësh. 

Policia e Durrësit, në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së rasteve abuzive apo të mashtrimit  duke përfituar si pasojë  e situatës së krijuar nga tërmeti i rënë më datë 26 nëntor, ka shtuar prezencën policore me uniformë dhe civile në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti. mSi rezultat i investigimit në  pikat e grumbullimit të ndihmave, në tregjet ushqimore dhe në territor, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës  arrestuan në flagrancë shtetasin: Arben Musliaj, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas  duke shfrytëzuar situatën e ndodhur pas termetit, në lagjen nr 14,  në ambientet e brendshme të tregut të fruta-perimeve në Shkozet, Durrës, i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N. F. , banues në Durrës, me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore për  këtë situatë. Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale dhe  materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit  garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë, e jetës dhe të pronës dhe  fton qytetarët që të denoncojnë  në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast abuziv apo çdo tentativë për vjedhje prone duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm", njpfton policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë