‘Më erdhi fatura e dritave 7 mln’, pensionisti i shprehu problemin Nokës, reagon OSHEE: Pretendimi i pavërtetë, ka detyrim vetëm 90 mijë lekë

Ditën e sotme kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Flamur Noka është takuar me një pensionist në zonën e Kamzës. Pensionisti Sevxhemali Beluli i cili jeton në Bathore, tha se i ka ardhur fatura e energjisë elektrike 7 milionë lekë për 19 muaj.

"Që prej vitit '97 kam votuar Partinë Socialiste dhe sot jam më i zhgënjyer se kurrë prej saj. Si ka mundësi të faturohem rreth 7 milion lekë për 19 muaj, duke pasur në shtëpi vetëm 3 llampa dhe një televizor? Familja jonë ngrohet me sobë me dru. I kam shkruar kryeministrit, i kam kërkuar takim drejtorit të përgjithshëm të OSHEE dhe nuk më kthejnë përgjigje" - pohon qytetari.

Mirëpo lidhur me rastin ka reaguar edhe OSHEE, ku nënvizon se pretendimi i qytetarit është shumë larg së vërtetës. Sipas OSHEE, abonenti nga Kamza ka detyrim ndaj Oshee rreth 90 mije lekë, për të cilat ka lidhur aktmarreveshje dhe i paguan me keste.

‘Oshee shpreh habi me deklaraten e abonentit gjate takimit elektoral me kandidatin e PD.  Pretendimi per fature 7 milione leke nuk qendron dhe eshte larg te vertetes.  Abonenti nga Kamza ka detyrim ndaj Oshee rreth 90 mije leke, per te cilat ka lidhur aktmarreveshje dhe i paguan me keste.’- njofton OSHEE.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 23/03/2021 00:41

    Hahahahaha sa kam qesh me ket kastravecin e PD si kaposh pa bisht te marte lumi ty dhe Bashen ate hajdutin dhe spiunin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Shuhet Kadare/ Edi Rama: Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më

Shuhet Kadare/ Edi Rama: Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më