Pak ditë më parë Bebe Rexha postoi se i kishte ndodhur një fatkeqësi në aeroport, pasi hajdutë i kishin vjedhur varësen ku kishte gdhendur emrin e saj. (LEXO KËTU)
E dëshpëruar dhe me zemrën e thyer, Bebe ka kërkuar ndihmë nga të gjithë fansat e saj me anë të postimeve në Tëitter duke shkruar: “Më është thyer zemra. Dikush në aeroport më vodhi gjerdanin Bebe” dhe “Nëse dikush e sheh teksa del në shitje në internet, ju lutem të më njoftoni. Mos e blini atë m*t,”.
Por tani pak ditë më pas, me anë të një postimi po në rrjetet e saj sociale Bebe shkruan se e ka rigjetur gjerdanin e saj dhe se është shumë e lumtur por pa dhënë detaje se si e kishte gjetur dhe kush ia kishte marrë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Bebe Rexha njofton se e ka gjetur gjerdanin
Gjerdani i Bebe Rexhës
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Hahahah do e kete lene diku dhe e ka harruar pastaj e ka gjetur..... te gjitha femrat njesoj jane.....
Përgjigju