Pas vizitës së saj në Tiranë, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka vizituar Krujën.
E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, motra dhe vëllai i saj i vogël, Dua ka vizituar Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës.
Kujtojmë se ditët e djeshme, ylli i muzikës mbërriti në Tiranë dhe zhvilloi takim me kryebashkiakun e Tiranës me të cilin diskutoi rreth planeve të saja dhe mundësinë e një koncerti surprizë në Shqipëri.
Ata së bashku inspektuan edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.
‘Faleminderit që na bëtë të ndihemi si pjesë e familjes suaj’, Dukagjin Lipa tregon eksperiencën unike nga mbrëmja në Pallatin e Brigadave
Babai i yllit të muzikës Dua Lipa, Dukagjin Lipa ka folur rreth eksperiencës së tij të veçantë gjatë vizitës së tij në Pallatin e Brigadave së bashku me kryeministrin Edi Rama.
“Shumë faleminderit që na bëtë të ndihemi si pjesë e familjes suaj.”, shkruan Lipa.
Përmes rrjetit të tij social Instagram, këngëtari ka ndarë edhe disa fotografi nga momentet më të veçanta të mbrëmjes.
"Me dashuri dhe respekt. Familja Lipa.”, shkruan Dukagjin Lipa në fund.