Me fëmijë në sediljen e parë të makinës, gjobiten shoferët në Tiranë (VIDEO)

TIRANË-Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur disa shoferë në kryeqytet, të cilët po udhëtonin me fëmijët e tyre të cilët ishin ulur në vendin e parë të makinës.

Policia Rrugor rikujton shoferët për gjobat me të cilat do të përballen në rast se udhëtojnë me fëmijët e tyre dhe i mbajnë në sediljen e parë.

‘Fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi! Fëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi!

Mosrespektimi i këtyre rregullave, të parashikuara në nenin 170 të Kodit Rrugor, ndëshkohet me gjobë 5.000 - 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj.’- njofton policia.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • domeniko: 13/07/2022 00:29

    pra policet me pak fjale ja u heqin buken ketyre femijeve per tja dhene edi rames dhe shpures te tij. fundrrina

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh