
Ish-kreu i Nismës Thurje dhe kandidati për deputetet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Endri Shabani, ka zyrtarizuar kandidaturën për postin e Avokatit të Popullit.
Për Report Tv, Shabani deklaroi se kandidatura e tij është mbështetur në 35 firma deputetësh opozitarë, duke nënkuptuar kështu se Shabani është mbështetur edhe nga deputetë të Partisë Demokratike.
Pas zyrtarizimit, kandidatura e Shabanit pritet t’i kalojë Kuvendit në seancë plenare.
Lajmi kryesor:
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PD propozon formulën: Ne propozojmë 6 emra, PS zgjedh 3! 1 prej tyre shkon për votim në seancë











