'Kur ndjek një ëndërr!' Tri dekada në Itali, por shkroi histori shqiptare, Anilda Ibrahimi: Atdheu, gjithmonë brenda meje! Izolimit në diktaturë i shpëtova përmes librave

Është një nga zërat shqiptarë më intrigues të letërsisë artistike italiane. Nga Italia ku jeton, Anilda Ibrahimi, është ftuar këtë javë në Shtëpinë e Evropës, për të folur mbi jetën e krijimtarinë e saj, në kuadër të ciklit takimeve “Me fjalë të tjera” të mbajtur nga Instituti Italian i Kulturës... Ndonëse për tri dekada larg, autorja vlonjate, e ka pasur të pranishme Shqipërinë, në subjektet e librave të saj, duke ngërthyer në të aspekte të pritshmërisë, kulturës e natyrisht zërit femëror.

“Deri tani jam inspiruar shumë  nga vendi im. Kjo sepse ishin shumë gjëra që doja të tregoja dhe se Shqipëria është gjithmonë brenda meje, në ngjizjen e mendimeve, në mënyrën se si i them gjërat, dhe pse në një gjuhë tjetër”, thotë Ibrahimi.

U largua nga vendi në moshën 22-vjeçare, por ndonëse një pjesë të rinisë e jetoi në diktaturë, tregon se në atë kohë e bukura, letërsia e shekullit të XIX, ishin trampolina e saj shpirtërore drejt lirisë.

“ Në adoleshencën time  letërsia më ka shpëtuar, nuk jam ndjerë e izoluar sepse më duket se kam jetuar përmes librave”, u shpreh Ibrahimi për Report Tv.

Nga “E kuqja si nusja” tek “Doja të isha madam Bovari”, suksesi është pasuar nga një libër në tjetrin. Thotë se këtë rrugëtim letrar, ka ndikuar dhe bashkëpunimi me botuesin Einaudi.

“Unë kam mbërritur në letërsi jo rastësisht. Pas 10 vitesh që jetoja gjuhën italiane shkruajta romanin tim të parë. Ndoshta sepse jemi pak krenarë si shqiptarë dhe na karakterizon fakti që nisemi shpesh nga lart, kështu shtëpia ime e parë botuese ishte Einaudi, pasi unë  lexoja të gjithë librat e saj. Dhe më pas rrugëtimi eci, sepse puna, të ndjekësh një ëndërr, shpërblen",  vijon ajo.

Krijimtaria e Anildës, edhe tek lexuesi shqiptar, ka ardhur përmes gjuhës italiane, por kemi një premtim për përkthimin e tyre.

“Mendoj se së shpejti mund të arijë dhe në shqip, jemi drejt asaj rruge”, tha shkrimtarja.

Sa i përket, të shkruarit një libër në gjuhën shqipe, Anilda thotë se ta jetosh në zhvillimin e saj një gjuhë, është thelbësore për një shkrimtar.

“Unë mungoj prej 34 vitesh në Shqipëri dhe në këto 3 dekada gjuha ka ecur dhe pa mua. Dhe unë e kam kaq përulësi për të  pranuar faktin, që gjërat shkojnë përpara edhe pa praninë tonë”, shtoi më tëj.

Siç tregon historive shqiptare me gjasë do tu rikthehet, por me romanin e ardhshëm, po prek terrene të reja letrare.

“Romani i ardhshëm është një provë e re krijimtarie, po përpiqem të shkruaj një libër në kontekstin e vendit ku jetoj, por natyrisht që në të ardhmen mund t'u rikthehem historive shqiptare”, tha shkrimtarja Ibrahimi.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël