1699170953_kjs.jpg

Policia në Jerusalem ndaloi protestuesit mbrëmjen e së shtunës, të cilët protestuan jashtë rezidencës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Turma kaloi përmes barrierave të policisë rreth rezidencës së Netanyahut në Jerusalem duke valëvitur flamujt izraelitë.

Në Tel Aviv, mijëra demonstruan gjithashtu, duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur fotografi të disa prej robërve në Gaza, raporton Al Jazeera.

Protestat erdhën pasi një sondazh për Televizionin izraelit Channel 13 zbuloi se 76% e izraelitëve mendonin se Netanyahu duhet të jepte dorëheqjen dhe 64% thanë se vendi duhet të mbajë zgjedhje menjëherë pas luftës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ndërpriten sërish komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza! Ushtria izraelite: E kemi rrethuar, brenda 48 orëve do fillojmë të hyjmë në qytet