Me shpejtësi në parakalim/ Audi përplaset me Benz-in, dy të plagosur dërgohen me urgjencë tek Trauma

FUSHE-KRUJE- Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën Fushë-Krujë- Milot. Dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet me makina të rastit.

Në aksident janë përfshirë një makinë tip Benz me targa AA 080 YI dhe një Audi me targa AA 242 KJ.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak për aksidentin mund të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte makina tip Audi e cila ka qenë në tentativë parakalimi të gabuar.

m.v./G.M./Shqiptarja.com
Komento