Më fusni edhe mua në burg, në një qeli me Zogun!

Më fusni edhe mua në burg, në një qeli me Zogun!

1./

E shtrenjtë dhe e papërballueshme është bërë jeta. Nëse nuk ke miq në parti, qeveria nuk të ofron punë. Privati të ofron punë por të merr shpirtin dhe të paguan 3 mijë lekë të vjetra në orë. Qiratë e banesave, ushqimet, veshjet shtrenjtohen çdo stinë. Stinët janë tkurrur të katërta në një dhe dimri nuk i ndahet këtij vendi.

2./

E rrezikshme jetesa në këtë atdheun tim. Në rrugë të shtypin makinat, në kafene të kap plumbi qorr, në lagje bëjnë ligjin të fortët, në qytet sundon mafja. Në parlament të mbyt injoranca, nga ekranet e televizioneve spërkatesh me intimidime e kërcënime. Policia të arreston, prokuroria të miklon, gjykata të liron...

Nami, nami i zi po bëhet këto kohë. Vrasësit, kriminelët, plagosësit, gjobvënësit të gjithë po dalin nga burgu një e nga një. Një e nga një po ikin dhe po braktisin vendin vajza, djali, infermieri, shoferi, kamerieri. Po boshatiset kasabaja nga belaja dhe kudo tashmë në rrugë, zyra, dyqane, spitale e shkolla kanë mbetur vetëm kriminelët e liruar nga padrejtësia e drejtësisë.

Po boshatiset Shqipëria nga njerëzit normalë dhe anormaliteti po më mbyt edhe ty, edhe mua. Qytetet po mbushen me vrasës, burgu mbeti pa asnjë kriminel.

Unë nuk po gjej dot punë këtu, nuk di gjermanisht, nuk kam as lekë për biletën e aeroplanit për tu aratisur. Jetesa është bërë e shtrenjtë dhe e rrezikshme. Ju lutem mos më torturoni, më rrasni brenda, kërkoni e gërmoni se edhe unë do kem bërë krime ndaj mos hezitoni të më burgosni. Më çoni atje ku kam qenë disa herë, në Burgun 313, atje ku nuk ka mbetur asnjë kriminel e do jetoj i qetë.

Por kam disa pretendime të vogla. Dua të jem në një qeli me Zogun e Tiranës, dua edhe ca libra, dua edhe tasin me supën e burgut të mbaj frymën gjallë. Frymën se shpirtin dhe mendjen kam kohë që nuk e mbaj dot më në këtë vend!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 15/01/2020 20:08

    Eshte fatekeqesi qe njeriu kerkon ti hiqet lirija(te futet ne burg) qe ti mbulohet pazotesia. Te keshilloj ty dhe atyre qe e mendojne si ti kte pune qe te lexojne Viktor Emil Frankl, do te kuptosh(mbase) qe jeta jote ka vlere me shume se ai tasi supes qe ke kerkuar. Per librat qe ti kerkove duhet te dish qe librat lexohen por edhe shkruhen, secili nga ne mes veshtiresive po shkruan te vetin. Kur has ne veshtiresi mos pyet "a mund te behet" por pyet "si mund te behet" mos i thuaj vetes"kjo eshte e pamundur" por pyet veten "si mund ta bej kte gje". Nga Josifi i bibles e deri te ditet e sotme historia e njerezimit eshte mbushur me shembuj frymezimi, lexojini o njerez.

    Përgjigju
    • Joni: 16/01/2020 13:45

      @Loti Ti ore byrazer ose je shume i lexuar dhe i holle dhe mendja te fluturon neper analet dhe labirintet e letersise duke harruar jeten e perditshme , ose je shume i trashe edhe naiv per te kuptuar sarkazment therrese dhe te helmatisur qe rrjedh neper shkrimet e Manes. Por ti vazhdo, jepi drejtim , se je ne drejtimin e duhur...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip