TIRANE- Regjisori i njohur Robert Budina është marrë në pyetje pas akuzave të aktorit Laert Vasili se është dhunuar prej tij dhe disa aktorëve të tjerë jashtë dyerve të Teatrit Kombëtar. Jashtë dyerve të komisariatit Budina ka mohuar akuzat e aktorit, duke thënë se nuk ka pasur dhunë por vetëm shtyrje, ndërsa e akuzon atë se ka grisur posterat e Avni Delvinës. Regjisori ka kërkuar hapjen e kamerave të sigurisë së Ministrisë së Brendshme për të vërtetuar apo rrëzuar akuzat e aktorit.
“Sapo kishim dhënë një shfaqje me trupën austriake dhe po përcillnim trupën austriake, kur u lajmërova se personi në fjalë grisi parullën tek teatri. Kur shkova, gjeta disa njerëz që konfliktoheshin me aktorin dhe u përpoqa t'i ndaj. Nuk ka pasur dhunë, por vetëm shtyrje. Ai ka pretendimet e veta. Ne duam provat dhe dëshmitë.
Ai ka grisur posterat e Avni Delvinës, por lufta jonë nuk është personale siç e paraqet Vasili, është luftë konceptesh. Ai s’ka forcë për ta dëmtuar kauzën tonë. Dhe sa i përket provave le të hapen kamerat e sigurisë së Ministrisë së Brendshme”, tha Budina.
Aktori Laert Vasili bëri një postim pas ngjarjes, ku i quajti aktorët e Teatrit Kombëtar, duke akuzuar Robert Budinën se 'i ka futur thonjtë në grykë'. 'Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit' mohoi sulmin fizik ndaj tij, duke deklaruar se e kanë mbajtur me forcë për t'ia dorëzuar autoriteteve.
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
92.8%
-
Jo
4.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 1671
Lajme të tjera
-
Me pak shpirt shqiptar e shumë të qeshura, ‘Shtëpiakë të dëshpëruar’ në ArTurbina! Artan Imami: Lakmuesja ishte bashkëshortja! Pendesa për filmat e roli i partizanit te ‘Gjirokastra’
19 Qershor, 14:30
-
Pas 5 vitesh dorëhiqet Dorian Koçi, Entela Çipa drejton edhe Muzeun Historik, pas Galerisë së Arteve
6 Maj, 10:12
-
Për herë të parë, komedia ‘Vrasje në Paris’ shfaqet në skenën e teatrit të Vlorës! Regjisori: Emocion i papërsëritshëm
22 Prill, 17:17
-
Për herë të parë/ Një Musical “à la Paris” në Shqipëri
15 Prill, 09:24
-
Griselda, përgjegjësja e skenës rrëfen Teatrin Kombëtar 'pas kuintave': Si është të punosh me bashkëshortin aktor, Myzafer Ziflën! Përvojat si aktore në krah të Ndrenikës e Kurtit!
5 Prill, 18:41
-
‘Orfeu zbret në ferr’, rikthehet në shtëpi shfaqja që i ’u ndalua Mihal Luarasit! Në 3 akte dhe realiteti shqiptar! Beteja për triumf të dashurisë, në një vend intrigash
1 Prill, 14:24
-
Vasjan Lami me komedinë 'La Baby-Sitter’, kambanat bien për martesën në zgrip! Trio-ja Xhuvani, Fuga e Xhunga, përmes humorit, mesazhe për dashurinë!
4 Shkurt, 17:34
-
Intervista/ Arben Derhemi: Rolet e mia në Teatër! Rikthehet ‘Njerëz dhe fate’ me 80 për qind të kastës së vjetër! Artistët në Reality Show, aktori: S’u shkon për shtat!
29 Janar, 17:13
-
Prezantohen dy drejtorët e rinj të TK dhe TKEKS e pranishme edhe Margariti! Çelet edhe për këtë vit thirrja për Fondin e Teatrit për të rinjtë
23 Janar, 12:16
-
Legjenda e Teatrit
19 Janar, 20:02
-
Sprova e re për Altin Bashën: Ja si do ta bëj Teatrin Kombëtar! Trupa, duhet të provojnë aftësinë! Teatri i ri nisi, boll u vonuam
19 Janar, 17:18
-
Veliaj: I vendosur të vazhdojmë me projektin e Teatrit Kombëtar! Transformimin e Piramidës e mbyllim pranverën tjetër! Berisha dhe Meta hiena që dinë vetëm të bllokojnë punët
23 Dhjetor 2022, 18:39