Me gati 21 mijë euro me vete, 45-vjeçarja nga Lezha kapet në Kavavijë! Po vinte drejt Shqipërisë nga Athina

Me gati 21 mijë euro me vete, 45-vjeçarja nga Lezha kapet në Kavavijë! Po vinte drejt Shqipërisë nga Athina

Paratë e sekuestruara

Një 45-vjeçare është ndaluar nga policia në Kakavijë pasi po kthehej nga Greqia me 20.950 euro dhe nuk i ka deklaruar. Policia e Gjirokastrës njofton se ka proceduar penalisht poseduesen e parave, një qytetare nga Lezha.

"Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, shtetasen A. B., 45 vjeçe, banuese në Lezhë dhe rezidente në Athinë, e cila udhëtonte si pasagjere në autobusin e linjës Lezhë-Athinë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe shërbimet doganore, në çantën e 45-vjeçares janë gjetur 20.950 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.    

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasja A. B., për veprat penale 'Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'", thuhet në njoftimin e policisë Lezhë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moni: 06/01/2022 06:42

    Mire per mosdeklarim por kete per pastrim te produktit apo mbushja. Nje prokuror sapo te shohe kete idiotesi duhet te ngreje akuze per policet qe kane shkruar kete idiotesi se ka e shpersoruar detyren.

    Përgjigju
  • Toni Dhima: 05/01/2022 11:04

    Shuma e parave mbi 10 mije Euro deklarohen ne Dogane greke para se te shkosh ne Kakavije (ne qytetin qe banon). Kjo behet per te mos lejuar korrupionin e larjeve te te hollave. NQS ato te holla jane vertete te zonjes ne fjale dmth vertetohet burimi atehere deklarimi eshte nje dokument qe lejon kalimin ne pika kufitare te cdo shteti ne baze te Ligjit . Jo 20 mije por edhe 500 mije mund te deklarosh.

    Përgjigju
  • Ardian Heta: 05/01/2022 09:46

    dmth.. 20000 € te kursyera nga puna duhet it deklarosh ne kufi dhe keshtu te vesh jeten ne rrezik !!! Si grua qe udheton e vetme ka 1000 arsye te kete frike te tregoje se ka 20000 € ne çante .... Edhe policit nuk i beson dot !!!

    Përgjigju
    • Arif: 05/01/2022 11:01

      Te kursyerat nga puna rrine ne banke o shok jo ne leter.Pastaj ka ligje kufiri dogana sipas shumes dhe perqindja qe do paguash per te kaluar pa asnje kokecarje ose ka tavan shuma te cilen mund ta kalosh pa arsyetuar prejardhjen e lekeve.Kjo me 20.000 e ka tejkaluar cdo tavan sado kursime jete mund te jene eshte mese normale qe kerkohet prove nga ku vine leket.Vetem nje lojtar i forte i ruletes ruse shkon ne shqiperi me shume lek leter me vete duke e ditur sa hajduta ka gjithandej qe kur hy nkufi e deri ke kafja lagjes.

    • A. N.: 05/01/2022 10:26

      Bej dy rruge nga 10k secila dhe askush nuk te thote gje.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar