Tentuan të hynin në një argjendari duke goditur me hanxhar, por u arrestuan. Ka qenë ky fati që kanë pësuar dy të rinj shqiptarë, të cilët, dje natën, u ndaluan nga policia italiane teksa përpiqeshin të hynin brenda një argjendarie në Ravena, në italinë veriore.
/Shqiptarja.com
Argjendaria gjendej në brendësi të një zonë të gjerë banimi të një kompleksi rezidencial. Hajdutët, për të hyrë, u ngjitën në një shtyllë të ndriçimit publik që ndodhej prapa dyqanit deri në një lartësi prej shtatë metrash për të kërcyer më pas brenda zonës së banimit. Duke e goditur me hanxhar dy të rinjtë rrëzuan një dritare të blinduar me bindjen se nga ana tjetër ishte argjendaria.
Por u gjendën në brendësi të kthinës së ndërtesës ku po i prisnin policët.
Njërit prej dy të arrestuarve, që ishte banues në qytet, iu bë kontrolli në banesë, ku iu gjetën 40 gramë marijuanë.
s.k/Shqiptarja.com










