'Më humbi burri, më mban shoku'/ Nga studio e 'Pa Gjurmë' rrëfehet gruaja e Skënder Cobos, i zhdukur para 7 viteve, nga Durrësi

79-vjecari u largua nga banesa e tij në Shkozet të Durrësit më 8 nëntori i vitit 2013. Ai mori rrugën drejt Mallakstrës për të marr borxh tek kushërinjtë, një shumë parash, për operacionin e të birit 7-vjecar. Pas disa ditëve nga humbja e të moshuarit, bashkëshortja mëson se policia kishte zbuluar gjurmë të tij jashtë kufijve shqiptarë.

U sëmur djali dhe kishte nevoje për operacion por nuk kishim para. Në 7:30 të mëngjesit e përcolla tek porta. Më tha: ’Do flasim në telefon’ Iku në Fier tek nipërit për të marrë disa para. Në orën 8 të darkës i mora në telefon dhe ata më thanë që Skënderi nuk kishte arritur. Dua të di nëse është gjallë apo vdekur, kërkoj të di çfarë ka ndodhur. Fëmijët nuk e mbajnë mend babain e tyre, pasi njëri ishte 6 dhe tjetri 8 vjec. Kemi patur shumë vite diferencë. Kohët e fundit vuante nga epilepsia. Kam kërkuar kudo por asgjë, më pas kam bërë denoncimin në polici’,  

Prej 8 vitesh nga humbja e babait, dy djemtë adoleshentë u rritën pa prezencën e tij. Skënderi pati një martesë të vonuar me Dritën në vitin 2000, ndërsa u njohën me shkuesi. Përsa sa kohë jetuan bashkë edhe pse në kushte të vështira ekonomike shkonin shumë mirë me njëri- tjetrin. 79-vjecari kishte një qenë një baba model për dy djemtë e vegjël.

Isha 29 vjec kur u martova. Filloi të humbiste pak mendjen nga stresi, që kur pronari na nxorri nga shtëpia në vitin 2013. Ai donte të merrte djalin me vete atë ditë. Nga policia kam mësuar se bashkëshorti është larguar nga Shqipëria. Nuk ka patur mjete identifikimi sepse i kishte humbur. Vite më parë ka emigruar në Greqi por nuk kishte shprehur dëshirën për t’u larguar sërish’, rrëfen 51-vjeçarja

51-vjecarja akuzohet nga njerëzit e bashkëshortit si personi që ka gisht në zhdukjen e Skënderit. Ajo i është drejtuar gjykatës për ta shpallur të humbur. 

Njerëzit e tij më thonë si ka mundësi që humbi. Ata kanë dyshime se unë kam gisht në zhdukjen e Skënderit. Unë u kam thënë ta kërkojnë edhe në Interpol. Nuk janë përballur me mua, por më kërkojnë llogari. Nipërit bënin habi për zhdukje, duke ngritur pyetje të ndryshme. I jam drejtuar gjykatës për ta shpallur të humbur, por njerëzit e burrit kanë kërkuar dëshmitar për të mësuar nëse ka dalë nga shtëpia atë ditë apo jo. Fëmijët janë rritur dhe njohin vetëm Asllanin. Dua ta gjej më shumë prej fëmijëve, ata e kërkojnë’, rrëfen bashkëshortja

E mbetur pa përkrahje, nëna me dy fëmijët strehohet prej 8 vitesh nga shoku i ngushtë i burrit, Asllan Plaku. Ai hedh dyshimet se miku i tij shfrytëzohet për të lypur.

Kam qenë bashkmoshatar me Skënderin. Si fillim dua ta gjej mikun tim. Kam një barrë të rëndë, sepse nuk jam në gjendje që të kujdesem më për Dritën dhe fëmijët. E kam gjetur në rrugë dhe e kam marrë. Mua nuk më lejojnë më fëmijët që ta mbaj. Marr 200 mijë lekë pensionin tim dhe kam një djalë të sëmurë, kujdesem djali kujdesem për 5 veta. Unë nesër mund të vdes, por fëmijët e mi e nxjerrin jashtë. Kam frikë se Skënderin mund ta kenë marrë edhe për të lypur’, shprehet Asllan Plaku, miku i Skënderit
 

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen