Më i madhi i futbollit, Pele hyn në fjalor me kuptimin 'unik'

Më i madhi i futbollit, Pele hyn në fjalor me kuptimin 'unik'

Pele

Pele, pseudonimi i legjendës së ndjerë të futbollit (Edson Arantes do Nascimento), zyrtarisht është bërë sinonim i fjalës "i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshëm, unik". Fjalori Michaelis në gjuhën portugeze, një nga më të njohurit në Brazil, shtoi "pelé" si një mbiemër të ri në botimin e tij online. Përfshirja erdhi pasi një fushatë nga "Fondacioni Pelé" për të nderuar yllin e futbollit, teksa u mblodhën më shumë se 125,000 nënshkrime. Pelé vdiq në dhjetor në moshën 82-vjeçare.

I vetmi lojtar që ka fituar tri herë Kupën e Botës, ai konsiderohet gjerësisht si futbollisti më i mirë në histori. Gjatë karrierës së tij si lojtar që zgjati dy dekada, Pele shënoi një rekord prej 1,281 golash me klubin brazilian Santos, ekipin kombëtar të Brazilit dhe New York Cosmos.

Shembuj: Ai është Pelé i basketbollit, ajo është Pelé e tenisit, ajo është Pelé e teatrit brazilian, ai është Pelé i mjekësisë."

"Shprehja që ishte përdorur tashmë për t'iu referuar më të mirëve në diçka është e përjetshme në faqet e fjalorit. Ne bëmë histori së bashku dhe vendosëm emrin e Mbretit të Futbollit në gjuhën portugeze. Pelé do të thotë MË I MIRI", thuhet në kanalet e mediave sociale të Pelé pas njoftimit.

Pele kaloi gati dy dekada duke magjepsur tifozët dhe kundërshtarët si golashënuesi më i mirë i lojës me klubin brazilian Santos dhe ekipin kombëtar të Brazilit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat