Më i vlerësuari në fushë, Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga

Më i vlerësuari në fushë, Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga

Vedat Muriqi kundër Barcelonës

Vedat Muriqi është vlerësuar si më i miri në fushë për javën e shtatë në La Liga. Mallorca e tij barazoi 2-2 në shtëpi me Barcelonën, me Muriqin që shënoi një gol dhe asistoi në një rast gjatë 90 minutave.

Për performancën në fushë, Muriqi ka marrë notën 8.6 nga "Sofascore", duke qenë më i vlerësuari edhe në formacionin më të mirë të kësaj jave në elitën e futbollit në Spanjë.

Në formacionin më të mirë të javës së shtatë e gjeten veten edhe Nacho Fernandez (8.2), Loic Bade (7.5) dhe Gaston Alvarez (7.5) në mbrojtje. Në mesfushë përveç Raphinas dhe Suson, u vlerësuan edhe Aleix Garcia (8.1), Erik Lamela (8.2) dhe Samuel Lino (8.0), ndërsa në sulm së bashku me Muriqin e gjen veten edhe Samu Omorodion (8.2).

Formacioni i javës së shtatë në La Liga:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë