Më i votuari i listës së hapur për deputet të Partisë Demokratike në Durrës, Ndrec Pjetri, ka reaguar ashpër ndaj përjashtimit të Arlind Boshkut dhe Dritan Burgijës nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.
Në një reagim në Facebook, Pjetri e quan skandal këtë veprim dhe thotë se Partia Demokratike është kthyer si ish Partia e Punës, duke përjashtuar çdo zë ndryshe.
“SKANDAL! Partia Demokratike sot ku dallon nga ish Partia e Punës? Përjashton çdo lloj zëri ndryshe. Para ca kohësh përjashtuan Salianjin. Dje Dritan Burgijën dhe Arlind Boshkun. Po nesër???”, shkruan ai.
Në një postim tjetër, ai thotë: “Nëse votat që kam marrë unë i janë shkruar Edi Ramës, kjo qëndron. Nëse i janë shkruar Partisë Demokratike, ky është një mashtrim i ulët. Rreth 5 mijë vota i kam marrë duke pasur mbështetjen e Arlind Boshkut dhe Dritan Burgijës”.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton dy anëtarë nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës! Report Tv siguron vendimin e firmosur nga Noka (REAGIMET)












