Ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit aktorja e shumë telenovelave Edith Gonzalez. Momenti më tronditës nga ceremonia e ndarjes ishin fjalët e fundit të të ëmës së aktores.
Ofelia Fuentes u ngjit në skenë dhe e pamësuar për të folur para një publiku të gjerë por dhe e pushtuar nga dhimbja e moshuara nuk mundi të thotë shumë.
‘Më iku e vogla ime, por më mbeti Meksika’ Ajo ka falenderuar të gjithë të pranishmit.
Aktorja e njohur për rolin e saj në ‘Salome’ por dhe shumë të tjera humbi betejën me kancerin në moshën 54 vjeçare.
Komento