‘Më jepni Amir Khan’, Florian Marku sfidon ish-kampionin e botës! A do zhvillohet në ‘Air Albania’?

‘Më jepni Amir Khan’, Florian Marku sfidon ish-kampionin e botës! A do zhvillohet në ‘Air Albania’?

Florian Marku të shtunën bëri krenar shqiptarët kudo në botë, duke marrë një tjetër fitore në boksin profesionist dhe duke mbrojtur titullin IBF. Por deri tani është thënë shpesh që 29-vjeçari i lindur në Lushnje nuk ka zhvilluar ende një ndeshje me kundërshtarë të nivelit të lartë. Jo më kot Florian Marku pas fitores me Chris Jenkis tha së pari:

“Më jepni Amir Khan, do ta mund”.

Por kush është Amir Khan?

Aktualisht në moshën 35-vjeçare, ka qenë kampioni i botës në peshën e lehtë dhe e mbajti titullin ËBA në 2009-2012 dhe IBF në vitin 2011. Një emër me shumë peshë në arenën e boksit dhe nëse kjo sfidë do të realizohej, për Markun do të ishte prova e parë e zjarrit.

Lajme të mira vijnë nga promotori Ben Shalom, që tregon se po arrihet marrëveshja. Shalom ka organizuar ndeshjen më të fortë për Amir Khan, atë kundër Brook. Tanimë Shalom ka thënë se Khan po përgatitet që të vijë në “Air Albania” për një ndeshje me Florian Markun.

“Do të bëhet një event i madh në Shqipëri, e kemi premtuar këtë. Për Amir Khan ka kuptim një ndeshje e tillë tani, sinqerisht e mendoj këtë gjë, ka kuptim për të dy boksierët”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani