‘Më ka terrorizuar, kam frikë’/ Zbardhet denoncimi në Polici i Luana Vjollcës për të riun që e përndiqte, zbulon mesazhet që i dërgonte

‘Më ka terrorizuar, kam frikë’/ Zbardhet denoncimi në Polici i Luana Vjollcës për të riun që e përndiqte, zbulon mesazhet që i dërgonte

Luana Vjollca dhe Ajdin Morina

TIRANË- Një ditë pas arrestimit të të riut nga Kosova që e përndiqte, zbardhet dëshmia në Polici e moderatores, Luana Vjollca. 

Ajo ka bërë me dije se Ajdin Morina e ngacmonte prej mëse një viti ku i shkruante mesazhe “Ti do të jesh e imja. Do jesh me mua me zor”.

Luana ka rrëfyer se nga frika është detyruar që të punësojë një truprojë, kjo pasi Morina i kishte shkuar disa herë në shtëpi dhe në punë.

“Kam gjeneralitetet e përshkruara më lart dhe jam me punë autore dhe moderatore te “Top Channel” prej 14 vitesh. Më parë kam bërë kallëzim në lidhje me një shtetas, i cili quhet Ajdin Morina. Ky shtetas më ka shqetësuar shumë me përndjekje dhe aktualisht është në proces gjyqësor dhe nuk është mbaruar, akoma nuk është marrë ndonjë vendim Gjykate në lidhje me kallëzimin e parë. Shtetasi Ajdin Morina ka qenë dje te zona ku unë banoj, brenda rezidencës ku unë jetoj, ka kërkuar të futet te hyrja e kompleksit, por duke qenë se unë i kisha porositur punonjësit e Policisë private nuk e kanë lënë.

Më parë i kisha bërë me dije që ky shtetas më shqetëson me përndjekje dhe nuk e kishin lënë të futej. Shtetasi në fjalë ishte larguar, nuk e di pas sa kohësh, kishte kërkuar të takohej me mua duke thënë: “…jam fans dhe nuk largohem pa takuar Luanën”. Sot, më datë 01.02.2021, rreth orës 14:20, ka qenë përsëri te puna ime në “Top Channel”, ka tentuar të futet të hyjë dhe përsëri security nuk e kanë lënë të futej. Unë i kam vënë në dijeni që shtetasi më ka shqetësuar dhe se nuk duhej ta linin të futej.

Ky person më ka dërguar disa e-mail-e prej një viti, duke më vënë në shqetësim të madh. Shtetasi Ajdin Morina fillimisht më ka shkruar në “Instagram” dhe i kam bërë bllok.

Tani më shkuan tek e-mail-i punës i vendosur në “Instagram”-in tim. Ky person më dërgon e-mail-e me tekst: “Ti do të jesh e imja. Do jesh me mua me zor”.

Më ka terrorizuar. Kam frikë, si për vetë, ashtu edhe për familjarët e mi. Ky person është bërë problem për mua dhe se nuk po më lejon të jetoj jetën time në mënyrë normale, duke u detyruar të marr në punë truprojë që më shoqëron çdo ditë, ngaqë më ka shkaktuar ankth dhe frikë duke më përndjekur për një vit rresht. Jam paraqitur këtu në Polici për të bërë kallëzim penal, siç e pasqyrova më lart, pasi ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar, shprehet Luana në denoncimin e saj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 06/02/2021 06:48

    Ja mori paret luana ketij morines dhe tani do ta heqi qafe..kjo eshte arsyeja..nuk vjen njeri kot pa shkak..

    Përgjigju
    • Kimi: 06/02/2021 08:35

      Po lale e drejte,edhe une aty isha kur ja mori paret ajo ktit. A medet,popull me fiksime, nga mjesi ne darke meren me sajesa dhe hipoteza

  • Henri: 06/02/2021 06:32

    Ok e dashur Luana nuk qe ke bo dhe me kte Te njejten gje qe ti din me bon mir vetem me nje gjyre vjola dhe te je 500 shkruajtur Dhe ky idjoti ka ra ne dashuri ,se per 500€ nuk ke vrik po nuk ka 500€ duhet ta largosh

    Përgjigju
    • novi: 09/02/2021 08:30

      Haha Niku, rrofsh o plak se na habiti ky Henri.

    • Xyx: 06/02/2021 19:49

      Niku hahahha i madh

    • Niku: 06/02/2021 14:40

      Përkthimi: "OK, e dashur Luana, edhe me këtë ke dashur të bësh të njëjtën gjë që ti e bën mirë, e ka ngjyrën vjollcë dhe 500 të shkruajtur. Ky idioti ra në dashuri, se për 500 Euro nuk ke frikë, por nuk pati 500 Euro edhe duhet ta largosh." Na e masakrove gjuhën, o byrazer.

  • jugori: 05/02/2021 22:30

    ca nuk pret prej malokeve, don gru ky Luanen, shko re kar qi lopen andej ne katund.

    Përgjigju
    • novi: 09/02/2021 08:34

      hahaha

    • nurka: 06/02/2021 04:02

      ku je ti o fushor

    • Ai djali: 05/02/2021 23:14

      Esht nga kosova....malok jugor nje jemi

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë