Modelja e njohur, Oriola Marashi është një nga personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale. Së fundmi Marashi ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet në fytyrë me një nga filtrat e Snapchatit, ku fytyra e modeles duket e deformuar.

Ajo dërgon një mesazh të fshehur për disa personazhe që sipas saj, këtë fytyrë do të kishin nëse do t’ju reflektohej shpirti.

 “Kështu do ishte fytyra e disa personazheve nëse do u reflektohej shpirti”,shkruan Oriola në dixhiturën që shoqëron foton.

Fotoja e postuar nga Oriola Marashi në Instagram

Me kë ta ketë vallë?! Mbetet për t’u parë…