‘Më këputi shpirtin’, këngëtarja shqiptare surprizon të voglin e sëmurë: Babai i tij filloi të qante

‘Më këputi shpirtin’, këngëtarja shqiptare surprizon të voglin e sëmurë: Babai i tij filloi të qante

Këngëtarja Arinda Gjoni dhe i vogli Aldo Skeja

Të gjithë me siguri e njohin të voglin e sëmurë Aldo Skeja, pasi prindërit e 6-vjeçarit kanë kërkuar ndihmë në të gjitha rrjetet sociale. Mirëpo këngëtarja e preferuar e të voglit është Arinda Gjoni dhe pavarësisht se nuk ka ecur dhe nuk ka folur kurrrë, Aldo është futur në sallë duke dëgjuar këngës e saj.

Sapo e ka mësuar këtë gjë Arinda është nisur drejt spitalit të Genovas në Itali për të surprizuar fansin e saj më të mirë. E ftuar në emisionin “Rudina”, këngëtarja rrëfeu me lot në sy këtë eksperiencë.

 “Ky është një rast që e njeh gjithë opinioni publik sepse babai i djalit ka bërë disa apele për ti ardhur në ndihmë. Djali ka lindur me një vrimë në shtyllën kurrizore dhe kjo i shkakton shumë infeksione në trup dhe ai as nuk ka ecur dhe as nuk ka folur asnjëherë. Ai quhet Aldo dhe është 6 vjeç. Djali tani është në Genova dhe po kurohet atje, por më informuan të shkoja sepse ai edhe në sallën e operacionit ishte futur me këngën time. Sapo mora vesh këtë direkt kam prerë biletën për në Genova. Kur pash videon e tij mu këput shpirti. Nuk e mendova dy herë dhe u nisa për ta takuar. Kur arrita aty babi i tij filloi të qante nuk e besonte që isha aty. Kishim dyshime nëse do të më njihte djali, por ai më njohu dhe filloi të llastohej, më ka përqafuar fort. Është një rast shumë i dhimbshëm. Ai tashmë ka bërë operacionin dhe mjekët i kanë dhënë shpresë,"- u shpreh Arinda në emision.

Këngëtarja ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale ku i uron shërim të shpejtë Aldos.

Postim i bërë nga Arinda Gjoni 

"Aldo... Engjell i vogel  Me ne fund u takuam bashke! Aldo as nuk ka folur as nuk ka ecur asnjehere... Por buzqeshja e tij te mbush me jete! Pamvarisht kesaj Aldo eshte shume inteligjent...Kupton gjithcka! Operacioni ka dale me sukeses dhe jemi drejt permrsimit! Ne u kenaqem shume bashke! Babi Hamdi Skeja Ti ke djalin me te mire ne Bote! Zoti ju ruajt!"- shkruan ajo krahas fotove.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi