VIDEO/ Lihet në burg 77-vjeçari që vrau të birin në Maliq! Në gjykatë shfaqet kokulur e i revoltuar: Ça doni nga unë, jam i mbaruar nga trutë

KORÇË- Me kokën ulur mbi tavolinë dhe i shqetësuar, Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari i cili vrau me çekiç të birin Hamdi Bylykbashi, për vetëmbrojtje, pak ditë më parë në Maliq në fshatin Zvezdë, ka dalë sot para gjykatës. Autori është shfaqur kokulur para kamerave dhe shumë i revoltuar.

‘Çfarë doni, ça... jam i mbaruar nga trutë.’- dëgjohet të thotë ai në sallën e gjyqit.

77-vjeçari, i braktisur nga të gjithë familjarët, është lënë në burg nga gjykata.  Avokati i të moshuarit kërkoi që prokuroria të ndërrojë akuzën e vrasjes në rrethana familjare, dhe të hetohet për vrasje për vetëmbrojtje.

Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, por pas hetimeve të kryera nga policia e Korçës është zbardhur, duke çuar në pranga Shefki Bylykbashin, 77-vjeç, i cili me sende të forta qëlloi të birin në kokë, Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç që ndërroi jetë në spital.

Familjarët fillimisht u kanë deklaruar hetuesve se 50-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar e si pasojë ka dëmtuar edhe kokën. Por pas hetimeve u siguruan provat, përmes së cilave rezultoi se 50-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është konfliktuar në shtëpi me babanë, Shefkiun, të cilin ka dashur t'ia hedhë në pusin e ujit në oborr.

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me çekiç që përdoret për të thyer gurë dhe si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitali. Pas hetimeve paraprake, policia ka arrestuar 77-vjeçarin nën akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

I moshuari në dëshminë e tij mësohet të jetë shprehur i penduar dhe i lënduar për humbjen e të birit, të cilin ka theksuar se nuk kishte qëllim ta vriste, por vetëm ta neutralizonte për shkak se gjatë sherrit, dali 50-vjeçar në gjendje të dehur, kishte tentuar sipas tij që ta hidhte në pus.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:29
77-vjeçari u la në burg pasi vrau të birin, flet avokati: Viktima tentoi ta hidhte në pus, krimi për vetëmbrojtje

Avokati i 77-vjeçarit Shefki Bylykbashit, Nevzat Tarelli, në një prononcim për gazetarët tha se ka dyshime se mund të kemi të bëjmë me një vrasje e në kushtet të vetëmbrojtjes, kjo edhe për shkak se viktima kishte varësi nga alkooli dhe ushtronte dhunë permanente.

“Ka dyshime se mund të mos jemi në këto vepra penale, por mund të jemi në kushtet e vrasjes për vetëmbrojtje, apo për shkak të kushteve të vrasjes si pasojë e tronditjes psikike për shkak të sjelljes permanente dhe në ditën e ngjarjes, të viktimës. Viktima ka pasur varësi të theksuar alkooli dhe ushtronte dhunë permanente ndaj prindërve të vetë. Edhe ditën e ngjarjes viktima ka ardhur në shtëpi, dhe ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Prokuroria ka kryer dhe ekzaminime mjeko-ligjore dhe më pas ka precipituar situata. Klienti im pohon se ka pasur një tentativë të viktimës për ta hedhur në pus, dhe ai ka përdorur për vetëmbrojtje një çekiç duke e goditur në kokë. Ka pasur dhunë fizike e verbale, dhe fjalor poshtërues. Viktima është trajtuar për 3 javë për të lënë alkoolin, por ai nuk e ka respektuar, duke reaguar dhe dhunshëm. Ka shprehur pendesë, ka qarë gjatë gjithë kohës në sallë.”, tha avokati Nevzat Tarelli.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehuuu: 20/02/2023 10:24

    O gazetare leshi lereni njeriun ne hall te vet. Raportoni per kete hallexhiun. Pse nuk raportoni per politikane apo per kriminela, apo te ata nuk jua mban ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!