Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin ka vizituar Vermoshin ku ka patur edhe një takim me kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe. Vlahutin ka qenë e shoqëruar edhe nga delegacioni i BE-së, ku ka takuar banorë të zonës por nuk ka harruar të shijojë edhe natyrën e bukur të kësaj zone.
Vlahutin shfaqet e shkujdesur, teksa është veshur thjesht me atlete, kostum sportiv dhe në trup mban të lidhur një bluzë.
“Është e rëndësishme që të përqendroheni në nevojat tuaja kryesore dhe të keni vizionin tuaj për ta zhvilluar fshatin dhe për të përmirësuar jetën tuaj”.-u shpreh Vlahutin.
Për më shumë ndiqni fotogalerinë me foto nga guida e Vlahutin në Vermosh.