E veshur kuq e bardhë, me kryqin e flamurit britanik në faqe dhe me një buzëqeshje në fytyrë, këngëtarja shqiptare Dua Lipa priti kështu kualifikimin e Anglisë në finalen e “Evropianit 2020”.
Përmes rrjetit të saj social Instagram, Dua ka publikuar momente nga mbrëmja e djeshme kur ka shijuar ndeshjen e futbollit me miqtë e saj.
“Po vjen në shtëpi”, shkruan këngëtarja krah fotos së postuar, duke përsëritur sloganin e Britanisë që nënkupton se fitorja do t’i rikthehet britanikëve, aty ku mendohet se ka lindur futbolli.
Ndeshja e djeshme, mes Anglisë dhe Danimarkës përfundoi 2 me 1. Në këtë mënyrë më 11 korrik, ditën e diel, do të “ndeshen”, për finalen e “Evropianit” Anglisë dhe Italia.