Mbreti Charles III është larguar nga Kështjella Balmoral, aty ku ndërroi jeta nëna e tij, Mbretëresha Elisabeth II. Ai u fotografua duke u larguar nga Kështjella Balmoral me Camilla, bashkëshorten e tij, ndërsa duket shumë i prekur. Mbreti i ri i britanikëve pritet të shkojë në Londër, ku do të zhvillojë një takim me kryeministren Liz Truss. 73-vjeçari ishte pranë nënës së tij në kështjellën Balmoral në momentet e fundit të jetës.


Lajmi kryesor:

Mbreti Charles III mban fjalimin e parë: Do të jem i devotshëm për t'ju shërbyer me ndershmëri dhe dashuri! Nëna ime, frymëzim për të gjithë Britaninë