Me furgonë policie njëri pas tjetrit, me pranga në duar, Henri Çili mbërrin në Gjykatën e Përmetit me 29 të arrestuarit e tjerë (VIDEO)

Kanë mbërritur pranë gjykatës së Përmetit personat e arrestuar dy ditë më parë në operacionin "Mezhgorani". Me disa automjete të policisë njëri pas tjetrit, kanë mbërritur të arrestuarit për t'u paraqitur në Gjykatë për masën e sigurimit personal që do të merret ndaj tyre. Shoqëruar nga efektivët, në makinën e policisë, mbërriti edhë Henri Çili, pronari i UET-së.

Rreth Gjykatës ka familjarë dhe të njohur të personave të arrestuar. Ndërkohë, seanca do të jetë me dyer të mbyllura, ku do të jepet masa e sigurisë për 30 të arrestuarit në total nga ky operacion. 

1583061017_cili.jpg


Lajmi kryesor:

Gjykata Përmetit e liron nga qelia dhe e çon në SPAK: Detyrim paraqitje për Henri Çilin, arrest shtëpie për drejtorin e UET-së (Vendimi për të gjithë të arrestuarit)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!