Një 52-vjeçar, ka rënë në prangat e policisë në Poliçan teksa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën sasi kokaine, kanabisi, që i posedonte për shitje, 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.
52-vjeçari me iniciale A. Z., është me masë sigurie ‘arrest shtëpie’ për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
“Berat/Vijojnë goditjet kundër krimeve në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes.
Arrestohet një shtetas që shiste Kokainë dhe Cannabis Sativa, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari.
Gjithashtu, i arrestuari posedonte mjete prerëse dhe municion.
Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.
Në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me qëllime goditjen e paligjshmërive dhe garantimin e sigurisë publike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje dhe të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.
Për rastin u vu në pranga shtetasi A. Z., 52 vjeç, banues në Poliçan.
Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.
Ndërkaq, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











