Spanja fitoi Kupën e Botës FIFA 2026, duke mundur Argjentinën. "La Roja" triumfoi 1-0 ndaj Argjentinës pas 120 minutash lojë në finalen e madhe të Botërorit 2026, duke fituar për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror dhe duke i dhënë fund mbretërimit të Argjentinës.

Me Lionel Mesin në njërën anë dhe brezin e ri të artë të Spanjës në anën tjetër, sfida u vendos vetëm në kohën shtesë.

Pas përfundimit të finales, ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe dorëzimit të Kupës së Botës u zhvillua në praninë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Mbretit të Spanjës, Felipe VI.

Medaljet iu shpërndanë finalistëve, ndërsa trofeu i Kupës së Botës iu dorëzua kapitenit të Spanjës, Rodri nga presidenti amerikan Donald Trump, mes festës së madhe të futbollistëve dhe tifozëve spanjollë.

Trump e ndoqi ndeshjen i mbrojtur nga një xham antiplumb, pjesë e protokollit të sigurisë që zbatohet për presidentin amerikan në ngjarje publike me pjesëmarrje të lartë.