Policia e Korçës ka arrestuar një person, të cilit i janë gjetur mbi 12 doza kokaine. Burimet bëjnë me dije se të arrestuarit iu gjet kokaina në ambientet e një lokali në fshatin Lumalas. Dyshohet se i arrestuari përdorte lokalin për shitjen e kokainës pasi iu gjet edhe një sasi gjatë kontrollit në trup.

Gjatë operacionit, u regjistrua edhe aksidenti në afërsi të po të njëjtit fshat, ku dy prej efektivëve të policisë kanë qenë në punë e sipër për operacionin dhe janë aksidentuar me një mjet. Siç u raportua, njëri prej efektivëve ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe po niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po vijon puna nga policia e juglindjes për veprimet e mëtejshme lidhur me ngjarjen si edhe me evidentimin e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me shitjen e drogës.